Premium Store
KOSOVËLAJME

“Tri armë e fishekë”, policia tregon se çfarë gjeti në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen në Skenderaj

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari pas vrasjes së ndodhur sot në Skenderaj, ku mbeti i vrarë një 42-vjeçar.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, autoritetet kanë sekuestruar një armë të gjatë, një karikator me 30 fishekë dhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.

Premium Store

Ndërkohë, si i dyshuar kryesor për rastin është arrestuar H.I., 62 vjeç, të cilit i janë konfiskuar tri armë të tipit revole. Policia ka njoftuar se një tjetër person i përfshirë në ngjarje është ende në kërkim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe për arrestimin e personit tjetër të dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vrasje e rëndë

Skenderaj, 12 shkurt 2025

Me 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri.

Bazuar ne hetimet fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali në rugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj,  ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima I.I., mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikes se Kosoves.

Nga veprimet e deritanishme hetimore është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.

Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar të cilit i janë konisfkuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Active