Aurora Group
KOSOVËLAJME

Thaçi arrin në QKUK (PAMJE)

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë. Kjo pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Thaçi po e viziton babanë në klinikën Interne në QKUK. Ai është i shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.

Premium Store

Në refuzimet e mëhershme, Specialja vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.

Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Aty ish-presidentin Thaçi kishte treguar gatishmëri për të respektuar të gjitha procedurat që kërkohen.

Nacionale ka siguruar pamje të arritjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në QKUK, për ta vizituar babin e tij të sëmurë.

Active 1