Pellini
02LAJME

Ekskluzive: Therret me thikë një nxënëse e klasës së nëntë në SHFMU “Nonda Bulka” në Mitrovicë

 

Një therrje me thikë ka ndodhur mes nxënësve të SHFMU “Nonda Bulka” pasditen e sotme, mëson ekskluzivisht Mitropol.

London

Rasti është konfirmuar për “Mitropol” nga drejtoresha e shkollës, Afërdita Aliu.

Drejtoresha tha se një nxënës i klasës së shtatë e ka therrë me thikë një nxënëse të klasës së nëntë në këtë shkollë, e cila në mungesë të objektit të vet vijon mësimet në objektin e shkollës fillore “Eqrem Çabej”.

“Rasti ka ndodhë veç si lojë hajgare, pa ndonjë tendencë. Nxënësi nuk është problematik”, tha ajo për “Mitropol”.

Drejtoresha tha se nxënësja ka marrë trajtim mjekësor dhe se nuk ka pasur ndonjë lëndim serioz përveç një gërvishtje të lehtë.

Tutje drejtoresha shtoi se vet ajo e ka raportuar rastin në polici./Mitropol/

Dukato 1