Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ish-nënkryetares së Leposaviqit dhe dy të tjerëve që konsumonin kokainë në komunë

Screenshot

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Në aktakuzë janë edhe dy të pandehur të tjerë me inicialet S.S dhe S.M

Dukato 1

Kjo aktakuzë ka ardhur pas raportimit ekskluziv të Nacionales muaj më parë, ku gazeta publikoi pamje teksa zyrtarët konsumonin kokainë brenda hapësira të komunës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me iniciale S.S., për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe ndaj D.M., dhe S.M., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Mitrovicë.

Prokuroria e ka përshkruar komplet ngjarjen, e cila ishte raportuar nga Nacionale.

“Gjatë muajit nëntor 2023 në objektin e Komunës së Leposaviqit, i pandehuri S.S., akuzohet se në objektin e komunës së Leposaviqit në një nga zyrat e komunës e fton të pandehurën D.M., dhe i ofron substancë narkotike të llojit kokainë dhe e konsumojnë së bashku përmes hundës”, thuhet më tutje.

“Po ashtu, në një rast tjetër në muajin nëntor 2023, i pandehuri S.S., e thërret në një nga zyrat e objektit të Komunës së Leposaviqit të pandehurin S.M., dhe i ofron substancë narkotike kokainë të cilën e vendos në tavolinë dhe i pandehuri S.M., e konsumon përmes hundës”, thuhet në aktakuzë.

“Po ashtu, gjatë muajit nëntor i pandehuri S.S., në një nga lokalet e qytetit pa autorizim shpërndanë substanca narkotike të llojit kokainë, ashtu që e thërret në banjon e kafiterisë të pandehurën D.M dhe i ofron substancë narkotike kokainë të cilën e pandehura D.M., e konsumon përmes hundës”,përfundon aktakuza.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që tre (3) të pandehurit të i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.

Një ditë pas raportimit, nënkryetarja e komunës dhe punëtorët që shiheshin në video-incizimin e Nacionales, ishin suspenduar.

Gjithashtu, ishte suspenduar edhe polici që shihej teksa merrte kokainë.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë filluar një hetim pas publikimit të video-incizimeve të reja në medie në bazë të të cilave dyshohet se zyrtarë të komunës së Leposaviqit kanë konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës. Hetimi i IPK-së ka filluar bazuar në dyshimet se në këto pamje tashmë të publikuara mund të jetë i përfshirë si i dyshuar edhe një zyrtar policor. IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tashmë ka intervistuar një zyrtar policor të Stacionit Policor në Leposaviq me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”, thuhej në komunikatën e IPK-së.

Në videot që ka siguruar Nacionale, polici Radoviq shihet teksa drogohet në shoqërimin e punonjësve, e madje dëgjohen edhe zëra duke sharë: “f..k the police”.

Ky raportim kishte shkaktuar shumë reagime në Kosovë. Kryetari i komunës, Lulzim Hetemi, kishte deklaruar se nuk kishte pasur dijeni që zhvillohen veprime të tilla në objektin e komunës.

Premium Store