Policia konfirmon vrasjen në Vushtrri për “Mitropol” – Jemi në kërkim të personit të dyshuar

Një ngjarje tragjike ku një djalë i ri, nxënës i shkollës së mesme u godit nga arma e zjarrit me ç’rast gjeti vdekjen, ndodhi sonte në Vushtrri, njofton “Mitropol”.
“Mitropol” mëson ekskluzivisht se personi i vrarë është Ardit Zymeri.
Vrasjen për “Mitropol” e konfirmoi zyrtarisht edhe Policia e Kosovës.
”Sonte, rreth orës 20:35 minuta, policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri.”, tha zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti për “Mitropol”.
“Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar.
Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.”, shtoi Zahiti.
Ngjarja siç mëson “Mitropol” dyshohet se ka derivuar nga një ngjarje tjetër e disa ditëve më parë në një nga shkollat e mesme të Vushtrrisë.
“Mitropol” ka arritur të mësoj edhe detaje mbi identitetin e personit që dyshohet se kreu vrasjen, por nuk do i publikoj deri në konfirmimin për identitetin e të dyshuarit./Mitropol/








