
Një therrje me thikë ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Evlia Qelebia” pranë shkollës fillore “Eqrem Qabej” në qendër të Mitrovicës, rast ky për të cilin raportoi ekskluzivisht “Mitropol”.
Arsyeja e kësaj ngjarje siç mëson “Mitropol” dyshohet të ketë qenë një hakmarrje për një ngjarje të mëhershme gjatë ditës së djeshme.
Rasti për “Mitropol” u konfirmua nga Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin Mitrovicë-Jug.
”Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Evlia Qelebia”në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, behet e ditur se pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull kosovar rreth 66 vjeçar.”, tha Zahiti për “Mitropol”.
“Mitropol” mëson se personi që u therr me thikë është Jeton Salihu gjersa i dyshuari për këtë rast është Llukman Tullumqe, i cili ndodhet në arrati.
“Mitropol” ka arritur të mësoj se arsyeja pse Llukman Tullumqe sulmoi sonte Jeton Salihun lidhet me ngjarjen e po të njejtës ditë, pra ditësh së djeshme, pasi i biri i Jetonit, Shkëlqim Salihu i cili ishte therrur me thikë në qershor të vitit të kaluar nga vëllau i Llukmanit, Erkani, dyshohet se ka rrahur dje ditën babain e vëllezërve Tullumqe.
Ky i fundit ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, dhe pasi u policia intervistoi Shkëlqim Salihun për rastin, e liroi në procedurë të rregullt.
Pasi kuptoi ngjarjen, Llukman Tullumqe dyshohet se shkoi tek shtëpia e familjes Salihu dhe për hakmarrje për rrahjen e babait të vet, therri me thikë babain e Shkëlqim Salihut, Jeton Salihun.
Ndryshe, pasi kreu i familjes Tullumqe, dha deklaratën për rrahjen ndaj tij dje në Mitrovicë, Policia i tha babait të Erkanit se do aplikojnë edhe për deklaratën e Erkanit vet, i cili në momentet sa babai i tij ndodhej në stacion duke dhënë deklaratën, komunikoi me te përmes telefonit.
Kur Policia shkoi për ta marrë deklaratën e Erkanit për sulmin e sotëm ndaj babait të tij, Policia e “kurthuan” atë dhe e arrestuan për rastin që kishte ndodhur mes tij dhe Shkëlqim Salihut në qershorin e vitit të kaluar, me arsyetimin se ndodhej në arrati, ani pse i njejti siç mëson “Mitropol” nga burimet e veta, bazuar në vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës ndodhej në vujatje të dënimit me burg për një rast tjetër dhe ndodhej i burgosur nga 18 tetori 2024 deri më 14 mars 2025, pra deri para 9 ditësh kur edhe u lirua me kusht nga Paneli për Lirim me Kusht për shkak të sjelljes së mirë gjatë kohës së burgimit.
Andaj, edhe arrestimi i tij me pretendimin se ndodhej në arrati nga shteti është i palogjikshëm bazuar në rrjedhën faktike të ngjarjes.
Për rastin e 18 tetorit Erkan Tullumqe ishte vetdorëzuar në Hajvali./Mitropol/
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.








