
Në Stanoc një person sot ka vrarë një grua e pastaj edhe veten.
Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij.
“Mitropol” mëson ekskluzivisht se gruaja e vrarë është Nexhmije Haradini, rreth 40 vjeçare.
Sipas informacioneve, dy trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek një nënkalim që është afër furrës dhe dorasi është Arsim Morina.








