
Një burrë sot ka vrarë një grua në Stanoc të Vushtrrisë e më pas edhe veten.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka dhënë detaje për “Mitropol” lidhur me rastin ku thuhet se dorasi ishte i moshës 58 vjeçare ndërsa viktima 42 vjeçare.
“Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë .
Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”.”, tha tutje ai për Mitropol.








