Medi
02KULT'ART

Në kuadër të Green Fest promovohet libri “Meet my Soul” i autorës Melisa Zymberi

Sot gjatë ditës në ambientet e Muzeut të Mitrovicës është promovuar libri i autorës Melisa Zymberi, “MEET MY SOUL” shkruan Mitropol.

“Meet my soul” është një libër me fotografi të syve dhe thënje të azilkërkuesve dhe refugjatëve në Kosovë, i cili u promovua me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve si dhe në kuadër të temës “Ndrite Qytetin”, që po zhvillohet në kuadër të edicionit të njëmbëdhjetë të Green Fest.

Premium Store

Promovimin dhe debatin e moderoi znj.Selvije Kurti. Të pranishmit u ndanë të kënaqur dhe disa prej tyre shprehen gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht ndaj kësaj nisme.

Në kuadër të Green Fest 11 gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar një mori aktivitetesh në qytetin e Mitrovicës. /Mitropol/

Koha