Gjuajta me armë, i dyshuari dhe i plagosuri dyshohet se janë fqinjë – dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.
Raportohet për dy persona të plagosur nga arma. Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i dyshuar për rastin është: Alban Gashi.
Rasti siç merr veshSinjali ka ndodhur në një kafe në pjesën e njohur si te 4 Llullat.
Mësohet ngase i plagosuri dhe i dyshuari kanë qenë në të njëjtën kafene, ku luhet letra, dhe se janë fqinj ndërmjet vete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ende nuk ka folur për rastin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.








