Medi
KOSOVËLAJME

Viktima e rastit në Prishtinë është 62-vjeçar, pos plumbit ka edhe një therje me thikë në gjoks

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë, ku u raportuar për dy të plagosur të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Njëri nga të plagosurit nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Aurora Group

Ai siç merr veshSinjali është Naser Gashi, 62 vjeçar, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, dyshohet se ka edhe një therje me thikë në gjoks.

I dyshuar për rastin është Alban Gashi.

Ndërsa i plagosuri tjetër është Miftar Miftari, 41 vjeçar.

I dyshuari siç merr veshSinjali ka të kaluar kriminale dhe siç mësohet ka pasur edhe më herët probleme Miftar Miftarin.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Koha