
Me të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP, Fifi ka takuar ish-banorët, Ardin Çunin dhe Palomën.
Aty pranë ishte edhe mikesha e saj më e mirë, blogerja shqiptare, Argjira Spanca, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ka qenë Arditi ai i cili e ka publikuar një video nga ky moment kur ka takuar këngëtaren me të dalë nga shtëpia.
Ai e ka mbështetur Fifin për guximin që ka treguar, pasi shëndeti mendor vihet para lojës.
Arditi gjithashtu ka treguar se me Fifin janë shokë shumë të mirë, dhe do vazhdojnë të jenë./Reporteri.net.








