Dukato 2
KOSOVËLAJME

Sot varroset 26-vjeçarja që vdiq pasi ra nga kati i shtatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, pas rënies tragjike nga kati i shtatë i një banese. Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në lidhje me këtë rast, pasi dyshohet se e ka shtyrë dhe ndihmuar vikimën për vetëvrasje.

Viktima e këtij rasti është 26-vjeçarja, Xheneta Ejupi.

Aurora Group

I arrestuari në lidhje me këtë rast është 30-vjeçari Valmir Sheqiri, i cili ishte në lidhje dashurie me viktimën.

Ai dyshohet se e ka shtyrë të dashurën e tij të kryejë vetëvrasje në rrethana tragjike në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se viktima kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se është hedhur nga kati i 7-të, pas një periudhe të gjatë presioni psikologjik të ushtruar nga i dyshuari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë për krime të rënda, krimteknikë si dhe prokurori kujdestar, i cili pas ekzaminimeve fillestare ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit dhe nisjen e procedurës penale.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë, pasi dyshohet për veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.

Ndërkaq, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Për vdekjen e 26-vjeçares kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 18:00.

“Te Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”, ka shkruar një familjar i viktimës, pa dhënë më shumë detaje për rastin./GazetaSinjali

Active 1