Premium Store
02KOSOVËLAJME

Tentoi të vjedhë në një banesë, ky është serbi që u kap në flagrancë në Mitrovicë

Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset dhe qytetarët.

Një rast i tentativës për vjedhje të rëndë është regjistruar të shtunën në mbrëmje në veri të Mitrovicës, ku një burrë është zënë në flagrancë brenda një objekti banimi, duke u përpjekur të hyjë në një depo.

Premium Store

Dy gra të komunitetit serb e kanë raportuar një tentim-vjedhje në hapësirat e banesës së tyre.

Policia ka reaguar me shpejtësi dhe gjatë inspektimit në ndërtesë ka hasur personin e dyshuar.

Sinjali merr vesh se për rastin është arrestuar serbi Marijan Vitoroviq, 40 vjeçar.

Pas intervistimit në stacionin policor të Mitrovicës, dhe në konsultim me Prokurorin, ndaj Vitoroviqit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Dukato 1