Dukato 2
KOSOVËLAJME

Gjykata refuzoi gjykimin në mungesë në rastin Banjska, Prokuroria paralajmëron veprime ligjore

Screenshot

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të mos zhvilluar procedurën e gjykimit në mungesë ndaj 42 të pandehurve për sulmin terrorist në Banjskë, që ndodhi në shtator të vitit 2023.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj vendimit të Themelores dhe se është duke analizuar në detaje arsyetimin e gjykatës dhe bazën ligjore mbi të cilën është mbështetur ky vendim.

Dukato 1

“Pas përfundimit të analizës, do të merren të gjitha veprimet ligjore që garantojnë vazhdimin efektiv të ndjekjes penale dhe funksionimin e drejtësisë, përfshirë edhe ushtrimin e ankesës ndaj këtij vendimi.” – kanë deklaruar nga prokuroria.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore Prishtinë, sot ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale për procedim të gjykimit në mungesë të pandehurve në rastin e sulmit terrorist në Banjskë./AlbanianPost

Active