
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në komunën e Zubin Potokut, ku një 21-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Ngjarja ka ndodhur më 17 prill 2025, rreth orës 18:00, në fshatin Jagenicë, ku viktima ka telefonuar Policinë për të kërkuar ndihmë, duke deklaruar se ishte sulmuar nga djali i saj.
Menjëherë pas raportimit, Patrulla Policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar viktimën dhe të dyshuarin në Stacionin Policor të Zubin Potokut.
Mësohet se viktima është dërguar në QKMF për trajtim mjekësor, ndërsa pas trajtimit, ka dhënë deklaratën e saj para hetuesve.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit, ndërkohë që Prokuroria është përfshirë në trajtimin e rastit si “Dhuna në familje”.
Rasti është në hetim nga njësia për dhunë në familje në kuadër të Hetimeve Rajonale në Mitrovicën e Veriut./GazetaSinjali







