Dukato 2
KOSOVËLAJME

Raportohet se një 18-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, dyshohet për vrasjen e policit Muhamed Lika

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar këtë mëngjes në Kaçanik, i lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika.

Për rastin raportohet se është arrestuar edhe një 18-vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e policit Muhamed Lika.

Active
Sipas Indeksonline, i riu që u arrestua quhet Rejhan Bela, transmeton Mitropol.
Ndërkohë, burime  bëjnë të ditur se ndër shtatë persona të arrestuar është edhe një ish-polic dhe një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët dyshohet se i janë bashkuar një grupi të organizuar ekstremist.

Rejhan Bela, një 18-vjeçar sipas hetimeve dyshohet si ekzekutori kryesor i rreshterit Lika. Në momentin e kryerjes së krimit, Rejhan Bela ishte vetëm 17 vjeç, por dyshimet janë se vrasja mund të jetë kryer me paramendim dhe si pjesë e planifikimeve të këtij grupi të rrezikshëm.

Pas arrestimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor ku pritet të intervistohen nga prokurori i rastit, i cili do të vendosë për masat e mëtejshme.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Active