Medi
02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Arrestohet 79 vjeçari që dyshohet për ngacmim seksual të 21 vjeçares në Mitrovicë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të moshës 79 vjeçare si i dyshuar për ngacmimin e të rejës 21 vjeçare nga Mitrovica, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

Ngacmimi ka ndodhur në autobusin e linjës Mitrovicë-Prishtinë diku rreth orës 12:40, ditën e shtunë.

Active 1

Sipas raportimit të 21 vjeçares, i dyshuari e ka nagcmuar seksualisht me fjalët “me mujt me gjet dikon me bo me pare. Ti koke e bukur valla”, duke aluduar në marrëdhënie seksuale me pagesë.

21 vjeçarja ka treguar poashtu se ngacmuesi kishte kaluar edhe në prekje fizike duke e prekur në krah. Menjëherë pas kësaj situate, e reja mitrovicase raporton se ka reaguar me zë të lartë dhe është larguar nga vendi ku ishte ulur.

“Mitropol” mëson ekskluzivisht se i dyshuari për këtë ngjarje është R. Hasani, i moshës 79 vjeçare.

I njejti siç mëson “Mitropol” ka pranuar para organeve policore pas identifikimit dhe arrestimit se ka qenë duke udhëtuar në linjën Mitrovicë-Prishtinë në ditën kur ka ndodhur ngjarja.

Në lidhje me rastin prokurori kujdestar ka inicuar hetimet për rastin “ngacmim seksual”, gjersa tani pritet të vijohet me procedurat e mëtejshme ligjore./Mitropol/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Dukato 1