Active 2
02LAJME

Ankohet vushtrrisja, tha se iku nga Kosova dhe doli jashtë vendit për shkak të dhunës së vazhdueshme nga burri

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një grua kosovare, e cila aktualisht jeton jashtë vendit, ka njoftuar autoritetet përmes aplikacionit zyrtar për një abuzim të vazhdueshëm që dyshohet të ketë përjetuar nga bashkëshorti i saj, shkruan Mitropol.

Sipas të dhënave zyrtare, ankuesja ka deklaruar se dhuna sistematike brenda familjes ka qenë arsyeja kryesore që e ka detyruar atë të largohet nga Kosova dhe të vendoset për një jetë të re jashtë kufijve të vendit. Ajo ka kërkuar ndihmën e policisë duke rrëfyer për vuajtjet që kishte përjetuar për një kohë të gjatë.

Weelnes

Menjëherë pas marrjes së informatave, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme duke e arrestuar të dyshuarin. Pas procedurave të intervistimit dhe inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet për këtë rast do të vazhdojnë.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe inkurajon të gjitha rastet e ngjashme që të raportohen, në mënyrë që dhuna të ndalohet dhe autorët të përballen me drejtësinë./Mitropol/

Active 1