Premium Store
02KOSOVËLAJME

Vdes 15 vjeçarja që dyshohet se ra nga një ndërtesë, nga Spitali i Mitrovicës u dërgua në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:30 në Skënderaj ku një vajzë 15 vjeçare dyshohet se humbi jetën pasi ra nga një ndërtesë shumëkatëshe, mëson “Mitropol”.

Rrethanat e rastit tragjik mbeten të paqarta por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipeve shëndetësore.

Premium Store

Vdekja e viktimës është konfirmuar për “Mitropol” edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti.

“Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë.”, konfirmoi Zahiti.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion./Mitropol/

Premium Store