Active 2
02LAJME

Remzije Boshnjaku Duraku: Në vitet e okupimit ishim mësuese, nëna, mjeke dhe police

Ish-mësuesja Remzije Boshnjaku Duraku ka ndarë përjetimet e saj gjatë periudhës së okupimit në emisionin “Zërat e Heshtur – Gratë e Mitrovicës”.

Ajo kujton kohën kur, së bashku me djalin e dajës, shkonte fshehurazi në shkollë.

Active

“Na ishim të vegjël, por prapë e vizituam shkollën fshehurazi”, tha ajo.

Pas përfundimit të shkollës, Remzije Boshnjaku Duraku vendosi të bëhej mësuese, edhe pse kishte ëndrra për t’u bërë mjeke.

“Nuk pata mundësi për mjekësi, prandaj zgjodha mësimdhënien”, kujton ajo.

Remzija tregon se vitet ’90 ishin më të vështirat, kur shkollat u mbyllën dhe mësuesit punuan pa pagesë për të mos e ndërprerë arsimimin e fëmijëve shqiptarë.

“Punonim pa pagesë, sepse nuk donim që fëmijët tanë të mbeteshin pa shkollë”, shtoi ajo.

Në përmbyllje, ajo theksoi se sfidat e atyre viteve kërkonin përkushtim të jashtëzakonshëm.

“Duhej të ishe mësuese, nënë, mjeke dhe polici në të njëjtën kohë.”, tha ajo.

Ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm:

Ky artikull është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e Mitropol Media dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Koha