Dukato 2
02LAJME

Drejtori i Urbanizmit, Tërnava, për asambleistët që votuan kundër Hartës Zonale: Përfaqësojnë interesin personal para atij publik

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit Komunal lidhur me mosmiratimin e Hartës Zonale.

Ai ka theksuar se, kur asambleistët nuk përfaqësojnë interesat dhe kërkesat e qytetarëve, por ndjekin interesat e tyre personale, dëmtohet besimi në institucionet demokratike dhe humbet kuptimi i përfaqësimit të vërtetë.

Medi

Tërnava ka shprehur shqetësimin se, në vend që të zgjidhej përfundimisht çështja e ndërtimit në qytetin e Mitrovicës duke vendosur rregull dhe kritere të qarta për ndërtim, vendimi i sotëm i Kuvendit është i pakuptimtë dhe i papranueshëm.

Postimi i plotë:

Kur asambleistët nuk i përfaqësojnë interesat dhe kërkesat e qytetarëve, por ndjekin interesat e tyre personale, atëherë besimi në institucionet demokratike dëmtohet dhe përfaqësimi i vërtetë humbet kuptimin.
Në vend se me rregullu një herë e mirë qështjen e ndërtimin në qytetin e Mitrovicës, me vendos rregull dhe kriter për ndërtim është i pakuptimt vendimi i sotëm në Kuvend!

Koha