Deli Balidemaj mirëpret për konsultime qytetarët shqiptarë në Këshillin Bashkiak të Munchenit të enjten nga ora 13-16

Këshilltari bashkiak i qytetit të Mynihut nga CSU, Deli Balidemaj, do të zhvillojë një takim të hapur me qytetarët nesër, më 3 maj 2025, në ambientet e Këshillit Bashkiak të Mynihut. Takimi do të mbahet nga ora 13:00 deri në 16:00 dhe synon të ofrojë një mundësi për dialog të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe bashkëatdhetarët mbi çështje të ndryshme komunale.
Balidemaj, i cili është anëtar i Këshillit Bashkiak të Mynihut dhe i Bezirkstag Oberbayern, është i njohur për angazhimin e tij në fushat e integrimit, përfshirjes sociale, digjitalizimit dhe çështjeve të komunitetit shqiptar në veçanti. Pas kalimit të tij nga partia e të Gjelbërve në CSU në tetor 2024, ai ka theksuar rëndësinë e politikave pragmatike në fushat si migracioni dhe siguria e brendshme.
Takimi i nesërm është pjesë e përpjekjeve të tij për të forcuar lidhjet me komunitetin shqiptar dhe për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet dhe propozimet e tyre dhe qytetarëve gjerman.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe të diskutojnë me këshilltarin mbi temat që i preokupojnë.
Për më shumë informacion ose për të kontaktuar drejtpërdrejt me Deli Balidemaj, mund të vizitoni faqen e tij zyrtare në Facebook: facebook.com/delija.balidemaj








