Medi
KOSOVËLAJME

Vdes një grua në Fushë-Kosovë pasi ra nga kati i nëntë i një banese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditën e sotme rreth orës 16:20, ku një grua ka vdekur pasi ka rënë nga kati i nëntë i një banese.

Rastin e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Active

Ahmeti theksoi se vdekjën e viktimës e kanë kosntatuar ekipi mjekësor dhe se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën ‘Tahir Zemaj’, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, u shpreh ndër tjera ajo për “Zëri”.

Weelnes