Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Ky është i arrestuari për punishten e armëve në Mitrovicën e Veriut

Pas publikimit të lajmit për zbulimin e një punishteje armësh në Mitrovicën e Veriut, janë mësuar edhe setaje tjera për rastin.

Bëhet fjalë për Halim Lajçkoviqin, banues në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, i cili sipas burimeve të sigurta të Sinjalit është pronari i hapësirës ku janë zbuluar armët dhe pajisjet për modifikimin e tyre.

Weelnes

Ndaj tij është lëshuar vendim për ndalim nga ana e prokurorit, pasi dyshohet për veprat penale që lidhen me prodhimin, posedimin dhe modifikimin e paligjshëm të armëve.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve që kanë për synim identifikimin dhe neutralizimin e rrjeteve të mundshme të shpërndarjes së armëve ilegale në këtë pjesë të vendit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Active 1