Active 2
02KOSOVËLAJME

Ngacmim e shantazh ndaj të miturës, Policia kap të dyshuarin 42-vjeçar

Rastet e ngacmimeve seksuale dhe shantazhit po vazhdojnë të raportohen në Policinë e Kosovës, ku viktima janë shpesh persona të mitur. Një rast i tillë është paraqitur së fundi në Stacionin Policor në Leposaviq, ku një e mitur ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht nga një person i moshës madhore.

Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja është raportuar më 8 maj, ku e mitura ka deklaruar se është ngacmuar nga një burrë, i cili po ashtu dyshohet se e ka shantazhuar.

Active

Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ku viktima është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe përfaqësuesit të Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është kërkuar në vendbanimin e tij, por nuk është hasur. Më datë 09.05.2025, i dyshuari S.J., 42-vjeçar, është hasur dhe arrestuar ne Soqanice dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprat penale “Ngacmim Seksual” dhe “Shantazh”.

Active