Active 2
02LAJME

Ky është i dënuari nga Mitrovica që do të vuajë dënimin prej tre vitesh burg

Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu gjatë ditës së sotme kanë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa aktive të gjykatës.

Sinjali mëson se njëri nga është Rrahmon Xhafa, rreth 43-vjeçar, banues në fshatin Bare të Mitrovicës.

Aurora Group

Sipas burimeve, rreth orës 12:00, njësia e urdhëresave ka shkuar në adresën e të dënuarit në rrugën “Agron Xhafa”, ku pas identifikimit, i njëjti është shoqëruar fillimisht në stacionin policor dhe më pas është dërguar në Qendrën e Burgimit në Hajvali për të filluar vuajtjen e dënimit prej 36 muajsh (3 vite).

Zbatimi i urdhëresës është bërë në bazë të vendimit të Gjykatës.

 

Pellini