
Screenshot
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu tha se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një skenë teatri, ku Vetëvendosje, Guxo e Alternativa janë bërë duartrokitës të verbër të Albin Kurtit, shkruan Mitropol.
Tutje, deputetja tha se nuk ka më debate politike, por monolog.
“Të zgjohemi dhe ta nxjerrim Kosovën nga KURTHI I KURTHIT.Sepse nuk është futur në kurth vetëm Kuvendi , është futur në kurth e ardhmja e Kosovës.Aktivizmi qytetar nuk matet me votë njëherë në katër vjet. As vetëm me konferenca për shtyp njëherë në javë.Matet me zë, qëndrim, veprim dhe reagim të vazhdueshëm.Nëse nuk veprojmë sot ,nesër do të jetë vonë!”, tha Musliu.








