Dukato 2
02LAJME

Vdekje e dyshimtë në veri të vendit

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Dobrava të Leposaviqit, pas ndërhyrjes së policisë dhe stafit mjekësor, shkruan Mitropol.

Sipas informacioneve zyrtare, stafi mjekësor kishte shkuar për ta vizituar viktimën, e cila ndodhej nën trajtim mjekësor. Ata nuk kishin mundur të vendosin kontakt me të dhe, për shkak se dera e shtëpisë ishte e mbyllur, kanë kërkuar asistencën e policisë.

Weelnes

Pasi hyrja me mënyrë të rregullt nuk ishte e mundur, policia ka hapur derën me forcë. Brenda në një nga dhomat e shtëpisë, është gjetur e shtrirë në shtrat një grua pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Viktima është identifikuar si O.M., e lindur në vitin 1949.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Premium Store