Medi
KOSOVËLAJME

Arrestohet në Jarinje i dyshuari për “Sulm seksual” – Ishte në kërkim me urdhërarrest

Një tjetër person i shpallur në kërkim është kapur nga Policia e Kosovës.

Burime brenda sistemit të drejtësisë kanë bërë me dije për Sinjalin se më 3 qershor 2025, rreth orës 19:30, në pikën kufitare Jarinje, është arrestuar Vuk Aksentijević,rreth 61-vjeçar, ndaj të cilit kishte urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Sulm seksual”.

Active 1

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në mbajtje, në pritje për t’u përballur me akuzat që e rëndojnë.

Rasti është në trajtim nga organet e hetuesisë.

Premium Store