Premium Store
KOSOVËLAJME

Hasani: S’e votoj një qeveri me VV-në, s’u tregua korrekt ndaj procesit të Speciales në Hagë

Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se nuk do ta votojë një qeveri me Vetëvendosjen pasi siç deklaroi ai, nuk u tregua korrekt ndaj procesit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai para mediave tregoi se ka pasur kërkesa nga VV-ja, konkretisht i kërkuan mbështetje, por i njëjti nuk ua ka ofruar.

Tripika

“Nuk jemi armiq, jemi kolegë në Kuvend. Bisedojmë për hallet tona të përditshme dhe gjendjen politike. Nuk do ta votoj një qeveri me VV-në, sepse nuk u tregua korrekt ndaj procesit të Gjykatës Speciale në Hagë. Zgjedhjet lokale po afrohen, katër muaj kanë mbetur nga procesi nëse nuk ndryshon. Situata sot është mjerim i partive politike, kryetarët duhet të gjejnë zgjidhje jo deputetët. Ata duhet të bëjnë kompromis për hir të qytetarëve”, deklaroi Hasani.

Weelnes