Dukato 2
KOSOVËLAJME

Shpërthimi i sotëm në Trepçë, kompania jep detaje si ndodhi

Gjatë ndërrimit të parë, rreth orës 10:15, në ambientet operative të Trepça Sh.A., ka ndodhur një incident teknik i lehtë gjatë zbrazjes së hirit nga një cisternë transportuese.

Sipas njoftimit zyrtar të ndërmarrjes, gjatë kyçjes së zorrës së kamionit është dëgjuar një zhurmë në pjesën e sipërme të cisternës, pas së cilës është konstatuar dëmtimi i kapakut, duke shkaktuar daljen e një sasie të vogël hiri në sipërfaqe dhe formimin e një shtrese pluhuri para objektit.

Active 1

Menjëherë pas incidentit ka ndërhyrë ekipi teknik, i cili ka kryer kontrollet e nevojshme dhe ka konfirmuar se pajisjet ndihmëse (gypi i sillosit dhe zorra e zbrazjes) kanë qenë në gjendje funksionale. Vlerësimet e para tregojnë se shkaktari i mundshëm ka qenë dobësimi i bulonave të kapakut, që ka lejuar rritjen e presionit dhe dëmtimin e tij.

Nga Trepça thonë se nuk është raportuar asnjë lëndim fizik dhe asnjë dëm material.

Pas ndërhyrjes teknike, pajisja është rikthyer në funksion normal dhe puna ka vijuar pa pengesa.

Dukato 1