Medi
KOSOVËLAJME

Prokuroria thotë se Naim Murseli i kishte kërkuar Kokallës ta vriste Liridona Ademajn një vit para vrasjes

Prokuroria Speciale ka thënë se Naim Murseli i kishte ofruar 30 mijë euro Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt një vit para vrasjes së saj, shkruan Mitropol.

Sipas deklaratës së prokurorit në seancën e së mërkurës, siç raporton Insajderi, Kokalla, rreth tri javë para krimit, kishte përfshirë edhe Granit Plavën, me të cilin ishte takuar Naim Murseli dhe ishin marrë vesh për shumën e 30 mijë eurove në këmbim të vrasjes.

Aurora Group

Të mërkurën Murseli u deklarua i pafajshëm, ndërsa tha se nëse konfirmohen pretendimet e prokurorisë, ai do ta kërkoj vet burgimin e përjetshëm.

Koha