Premium Store
KOSOVËLAJME

Krerët e UÇK-së kanë refuzuar takimin me Avokatin e Popullit të Hagës

Hashin Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë refuzuar takimin me Avokatin e Popullit të Hagës, pasi sipas tyre, ky i fundit kishte heshtur para, sipas tyre, “trajtimeve çnjerëzore” nga Njësia e Paraburgimit, shkruan Mitropol.

Krerët e UÇK-së, siç raporton Nacionale, janë ankuar për “trajtim çnjerëzor” kurse, sipas tyre, Avokati i Popullit në Hagë ka heshtur, anipse, sipas tyre, ai është mandatuar që të flas për këto shkelje.

Active 1

Gjithashtu i kanë bërë të ditur se me një qasje të tillë po cenon Kushtetutën e Kosovës si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshe krerët e UÇK-së kanë thënë se të njëjtat ankesa i kanë adresuar edhe te Avokati i Popullit në Kosovë.

Ndërsa, Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka kritikuar ashpër trajtimin që u është bërë të akuzuarve nga ana e Gjykatës, Prokurorisë dhe Qendrës së Paraburgimit.

Koha