Active 2
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Aksidentohet një vajzë tek semaforët në Vushtrri, bartet nga autoambulanca

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes tek semaforët në Vushtrri, pranë restaurant Prestige, njofton Mitropol.

Në aksident është përfshirë një vajzë e cila dyshohet se u godit nga një automjet në lëvizje.

Medi

Kjo hapësirë është e njohur për aksidentet e shpeshta si mungesë e sinjalizimit të duhur.

“Shumë shpesh këtu ka aksidente si mungesë e sinjalizimit të duhur. Më së shumti pësojnë këmbësorët tek vendkalimi i destinuar për ta, duke mos anashkaluar edhe faktin e ndeshjeve edhe mes veturave”, u shpreh dëshmitari që ka parë aksidentin në vendin e ngjarjes.

Vajza e aksidentuar u bart me autoambulancë për trajtim në spital, gjersa në vendin e ngjarjes u shkaktuan kolona.

Mitropol ka kontaktuar edhe me Policinë dhe do ju mbaj të informuar për detajet e ngjarjes.

632795D1-0A7B-4D95-AAF2-48B804C8E5AF.jpeg

Premium Store