Medi
KOSOVËLAJME

Caktohet data për seancën gjyqësore mbi rastin “Banjska”

Është caktuar data 9 qershor për seancën gjyqësore që do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, mbi rastin “Banjska”. Të akuzuarit janë të pandehurit B.S., V.T. dhe D.M., shkruan Mitropol.

Personat e lartpërmendur akuzohen sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.75/2023 të datës 11.09.2024, për shkak të veprës penale Kryerja e veprës terroriste dhe veprën penale Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Seanca pritet të filloj në ora 9:30.

Njoftohet, siç shkruan Periskopi, se duhet bërë një kërkesë paraprake për qasje në sallën e seancës gjyqësore për të ndjekur procesin, për shkak të interesimit të lartë dhe me kerkesën përkatëse sigurohet një pjesëmarrje lehtë e menaxhueshme për koordinim institucional dhe sigurin të rendit në objektin e gjykatës.

Koha