Aurora Group
KOSOVËLAJME

Dogana e Kosovës ndalon futjen e mbi 130 tonë pleh kimik që vinte nga Rusia

Dogana e Kosovës ka parandaluar në Prizren një rast të tentativës të futjes së mbi 130 tonë pleh kimik në Kosovë, i cili me origjinë ishte nga Federata Ruse, shkruan Mitropol.

Dogana e kishte njoftuar paraprakisht kompaninë se malli nuk mund të hynte nga Federata Ruse në Kosovë, për shkak të sanksioneve të vëna.

Weelnes

Plehu, sipas doganës, po tentohej të futej në Kosovë si një produkt me origjinë nga Serbia, për t’u lejuar importi nga rrafshi ligjor.

“Dogana ka ndërhyrë me kohë dhe ka ndaluar dërgesat të këtij malli në momentin e hyrjes në Republikën e Kosovës. Me Aktvendim të kundërvajtjes, palës i është urdhëruar kthimi i menjëhershëm i mallit jashtë territorit të Republikës së Kosovës.”, njofton Dogana e Kosovës.

 

IMG_2456.jpeg

IMG_2457.jpeg

 

Active 1