
Haxhilerët nga Mitrovica, që po kryjnë ritualet e shenjta të haxhit në Mekë, kanë përcjellur përshendetjet dhe urimet e tyre për Kurban Bajramin ndaj bashkëqytetarëve mitrovicas, shkruan Mitropol.
Përmes një mesazhi, ata kanë treguar se janë shendoshë e mirë ndërsa po e përjetojnë me përkushtim të lartë këtë udhëtim të shenjtë dhe të dashur për myslimanët kudo në botë.
Nga qyteti i shenjtë i Mekës, ata kanë uruar paqe, mirësi dhe begati për të gjithë qytetarët e Mitrovicës e mbarë besimtarët mysliman.








