
Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë i zgjatet mandati deri me 14 qershor 2027, shkruan Mitropol.
Ky vendim u morr nga Këshilli i Bashkimit Evropian me 5 qershor.
Shuma financiare për mbulimin e veprimtarisë së këtij misioni nga 15 qershori i këtij viti, deri me 14 qershor 2027 do të jetë afërsisht 171 milionë euro.
“Shuma e referencës financiare e destinuar për mbulimin e shpenzimeve të EULEX KOSOVË nga data 15 qershor 2025 deri më 14 qershor 2027 do të jetë 170 866 980 euro. Nga kjo shumë, shuma e destinuar për të mbuluar shpenzimet e EULEX KOSOVË për zbatimin e mandatit të tij në Kosovë do të jetë shuma e synuar për mbulimin e 2025 për 698 euro për mbulimin e mandatit të tij në Kosovë. procedurat gjyqësore brenda një shteti anëtar do të jenë 106 374 000 euro.” shkruhet në dokument.
Mandati i fundit i EULEX, siç shkruan Periskopi, u zgjat me 5 qershor 2023, deri me 14 qershor 2025.








