U tentua të transportoheshin nga Gjermania pëllumba kundërligjshëm në Kosovë – shqiptohet gjobë prej 6,200 eurosh

Një autobus nga Kosova po planifikonte që, përpos udhëtarëve, të transportonte një sasi mallrash si dhe pëllumba poste nga Gjermania në Kosovë, shkruan Mitropol.
Policia në Darmstadt të Gjermanisë, siç përcjell albinfo.ch, hasi gjatë inspektimeve, 28 udhëtarë dhe 6 pëllumba postierë në bord.
Pëllumbat ishin në një arkë vendosur në një rimorkio, e cila ishte e lidhur ilegalisht në autobus. Shpendët në fjalë nuk duhet të transportoheshin në atë gjendje.
Pëllumbat u dërguan në një vend të sigurtë.
Poashtu, në rimorkio ishin 12 goma makinash, një pishinë plastike dhe një lavatriçe. Shoferët nuk kishin licensë për këtë transport mallrash, e as për rimorkio. Një analizë gjithashtu tregoi për shkelje të rregullorës së kohës drejtimit dhe pushimit, po edhe disa shkelje të shpejtësisë së lejuar.
Në fund, shkeljet kishin arritur në 6,200 euro.








