
Astrit Elezi nga Kosova, 38-vjeçar që po punonte në Itali, ka vdekur në vendin e punës, shkruan Mitropol.
Ai po punonte në një fushë te një ferme midis Solarolo dhe Castel Bolognese.
Dinamika e aksidentit mbetet ende e paqartë, ndërsa ekipet mjekësore e Karabinerët kanë dalur në vendin e ngjarjes, duke e konstatuar vdekjen e viktimës.
Pas rastit, prokurori Stefano Stargiotti, ka urdhëruar sekuestrimin e automjetit në të cilin u gjet viktima dhe ka hapur një rast për vrasje të paqëllimshme kundër personave të panjohur. Kjo procedurë, sipas Sinjalit, është e nevojshme për kryerjen e kontrolleve të mëtejshme.








