Aurora Group
KOSOVËLAJME

Sot tentimi i 28-të për konstituim, Koci: Deputetët duhet të heqin dorë nga pagat

Sot pritet të mbahet seanca e 28-të tentuese për konstituimin e Kuvendit, shkruan Mitropol.

Avokati Arianit Koci, i cili të enjten organizoi një protestë para dyerve të kuvendit, sot tha se kjo protestë e tij vazhdon, edhe në këtë tentim.

Premium Store

“Protesta ime vazhdon. Sot, kërkesa ime është e thjeshtë:
Deputetët duhet të heqin dorë nga pagat – derisa ta kryejnë detyrën për të cilën paguhen. Sepse kush merr rrogë pa punuar – mund të quhet edhe hajn.”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Paraprakisht e dijmë:
As sot – nuk do të ketë marrëveshje ndërmjet deputetëve!

Hera e 28-të!

Kjo situatë nuk është më krizë politike – është kthyer në një plan të qëllimshëm për ta zvarritur zgjidhjen, derisa të detyrohet vendi të shkojë në dy palë zgjedhje: lokale dhe të përgjithshme.

Potencialisht, ky është një plan kriminal, me elemente të krimit të organizuar.

——-

Protesta ime vazhdon.

Sot, kërkesa ime është e thjeshtë:
Deputetët duhet të heqin dorë nga pagat – derisa ta kryejnë detyrën për të cilën paguhen.

Sepse kush merr rrogë pa punuar – mund të quhet edhe hajn.

E me e vjedh popullin – nuk ka krim më të madh!

Active