
Policia e Kosovës ka njoftuar se te premten në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut, dy persona janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur, shkruan Mitropol.
Njëri nga të lënduarit është duke marrë trajtim mjekësor.
Rasti është cilësuar si “lendim i lehtë trupor” dhe është nën hetime.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Ivo Lola Ribar, Mitrovicë Veri 07.06.2025 – 01:15. Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar policinë se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Njëri nga të lënduarit ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin zyrtar policor.








