
Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, ka shkuar në Shqipëri, për Ditën e Dëshmorëve të Shquar, në kuadër të ”Defender Europe 25”, ku ka vizituar pjesëtarët e FSK-së teksa ushtrojnë bashkë me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), shkruan Mitropol.
Jashari, sipas FSK-së, u prit nga gjenerali i FARSH, Altin Kingji, i cili e njoftoi për bashkëpunimin mes FARSH-it dhe FSK-së, të angazhuar në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes (MNB-E).
“Dislokimi i njësive të FSK-së në brigada të ndryshme të rajonit në ushtrime fushore të këtij niveli, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të ndërveprueshmërisë me aleatët dhe partnerët dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve operacionale të FSK-së të operojë në mjedise shumëkombëshe.”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Mitropol/








