Medi
02LAJME

Torcida vazhdon fushatën kundër kryesisë së Trepçës

Trepça dha premtim për inkaudrim në Superligën e Kosovës, mirëpo ai premtim nuk u realizua.

Skuadra nga Mitrovica mbeti në Ligën e Parë edhe për një sezon tjetër, e kjo nuk u pëlqeu fare tifozëve mitrovicas, të njohur si “Torcida”.

Active

“Torcida” për këtë dështim po e fajëson kryesinë e klubit, e cila tash e disa vite nuk ka bërë asgjë për një ndër ekipet më me traditë në futbollin kosovar dhe po e kërkon dorëheqjen e saj.

Aksionet simbolike kanë filluar që një kohë e nuk po ndalen.

Disa të tilla janë vendosur mbrëmë nëpër çdo cep të qytetit të Mitrovicës, ku medoemos po kërkohet largimi i kryesisë së këtij ekipi.
“Nuk ka kthim pas, TREPÇA do te ç’lirohet”, shkruhet në postimin e fundit të Torcidës në rrjetin social Facebook.

“Lirojeni klubin, mjaft me uzurpim”, “S’jeni në shtëpinë tuaj, jeni në klubin tonë”, “Një familje nuk mund ta mbajë klubin një peng”, kanë qenë disa prej mesazheve të thurura.

Protestat nuk do të ndalen deri në largimin e kësaj kryesie nga Trepça. Mbetet të shihet nëse këto aksione nga ta do të merren parasysh, apo si gjithnjë do të shkojnë në një “vesh të shurdhër”.

Një mesazh “goditës” e morri edhe Komuna e Mitrovicës, ku sipas tyre, një pjesë të fajit e ka edhe ky institucion.

IMG_2916.jpeg

IMG_2914.jpeg

IMG_2913.jpeg

Koha