Dukato 2
02LAJME

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të tyre

Njësitët Rajonale të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armeve, shkruan Mitropol.

I dyshuari përkatës ishte filmuar duke shtënë me dy armë zjarri të ndryshme, në dy xhirime të siguruara nga policia.

Premium Store

I dyshuari, Besnik Lahu, sipas Sinjalit, i ka dorëzuar armët dhe municionin, pasi hetuesit e policisë kanë shkuar në vendbanimin e tij. Armët dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale.

Në momentin e arrestimit janë konfiskuar: një pushkë ajrore, një pistoletë e llojit CZ me dy karikatorë të zbrazët, një mbajtëse/kuti e pistoletës, një armë AK 47 me një karikator dhe njëzet copë fishekë 7.62 x 39 mm.

I dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe veprime të tjera procedurale.

Ndaj të njëjtit është inicuar një rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Hetimet vazhdojnë./Mitropol/

 

IMG_2967.jpeg

IMG_2966.jpeg

IMG_2968.jpeg

Active