Aurora Group
KOSOVËLAJME

Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Krasniqit

Dhomat e Specializuara në Hagë ia kanë refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm Jakup Krasniqit. Në dokumentin e parë nga Nacionale, si arsye e refuzimit merret tendenca për frikësimin e dëshmitarëve, shkruan Mitropol.

Dhomat, sipas këtij dokumenti, nuk e shohin si rrezik arratisjen e mundshme të Krasniqit.

Medi

Dhomat e Specializuara, e kanë renditur si arsye edhe një postim të Krasniqit kundër Dhomave në fjalë.

Tutje, edhe pse deshmitë e dëshmitarëve ndaj krerëve kanë përfunduar, sipas Dhomave, përpos që mund të ndikoj në dëshmitarët e Prokurorisë, ka mundësi që Krasniqi të ndikoj edhe në dëshmitarët e Mbrojtjes.

“Paneli në shumë raste ka kujtuar se për shkak të klimës së përgjithshme të frikësimit të dëshmitarëve dhe viktimave që mbizotëron në Kosovë, viktimat dhe dëshmitarët që marrin pjesë në procedura janë veçanërisht të prekshëm. Në këtë kontekst, Paneli gjen disa merita, megjithëse të kufizuara, në pohimin e ZPS-së se lirimi i përkohshëm i z. Krasniqi në Kosovë mund të ketë një efekt frenues në gatishmërinë e viktimave dhe/ose dëshmitarëve të mundshëm për të marrë pjesë në procedura.9 Paneli gjithashtu konsideron se kjo do të rriste rrezikun që informacioni i ndjeshëm që lidhet me dëshmitarët të bëhet i njohur për anëtarët e publikut para se dëshmitarët në fjalë të japin dëshmi. Paneli gjithashtu vëren se rreziku i ndërhyrjes ekziston edhe në lidhje me dëshmitarët që Mbrojtja mund të zgjedhë të thërrasë.”, thuhet në vendim.

“Paneli kujton se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Krasniqi të pengojë procedurat. 106 Prandaj, Paneli është i bindur se nuk kanë lindur rrethana të reja që nga shqyrtimi i fundit i paraburgimit ose si rezultat i fazës aktuale të procedurave që do të justifikonin një gjetje të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Paneli thekson më tej faktin se gjykimi është duke vazhduar dhe se çdo rrezik i kryerjes së mëtejshme të krimeve duhet të shmanget.”, kanë vendosur gjyqtarët.

“Paneli arrin në përfundimin se, në këtë kohë, duke përfshirë edhe në dritën e fazës së re të procedurave, vazhdon të ketë informacion të pamjaftueshëm para tij që justifikon një gjetje se z. Krasniqi mund t’i ikë drejtësisë. Megjithatë, Paneli nuk është i bindur se faza aktuale e procedurave justifikon një përmbysje të gjetjeve të mëparshme të Panelit se ekziston rreziku që Z. Krasniqi të pengojë përparimin e procedurave të Gjykatës së Lartë ose të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast. Paneli do të vlerësojë më poshtë nëse këto rreziqe mund të adresohen në mënyrë adekuate nga ndonjë kusht për lirimin e Z. Krasniqi.”, përfundon vendimi.

Sipas Nacionale, “Ata ia kanë kujtuar Krasniqit deklaratat kundër Dhomave të Specializuara, kundër Shkëlzen Gashin të cilin e pat quajtur “kolaboracionist”, dhe faktin që Krasniqi ka informacione konfidenciale.”./Mitropol/

Koha