Osmani: Një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Çlirimit të Kosovës, ka kujtuar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe kthimin e kosovarëve, pas dëbimit, në shtëpitë e tyre, shkruan Mitropol.
Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, shkruan Osmani, “një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps.”.
“Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë!”, tha Osmani.
Luftëtarët e UÇK-së dhe ata të NATO-s, sipas Osmanit, e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë./Mitropol/








