
Në një udhëtim zyrtar në Slloveni në vitin e parë të mandatit, ministri tash në detyrë, Faton Peci, bashkë me drejtorin e AUV, Bekim Hoxhën, kishin shpenzuar një shumë parash gjashtë-fish më të lartë se që parashihet me rregullore, shkruan Mitropol.
Fatura e siguruar nga Periskopi, tregon se Faton Peci kishte paguar 676.00 euro për një natë qendrimi, gjërsa kishte marrë dhomë të nivelit më të lartë se ato standarte.
Sipas UA, shuma e lejuar për një natë qëndrimi në Slloveni është 103 euro.
Kërkesën për pagesë e kishte arsyetuar Verona Menxhiqi, asokohe pjesë e kabinetit politik të ministrit.
Peci dhe Hoxha po hetohen nga Prokuroria Speciale për skandalin e dyshuar mbi fabriken me mbetje shtazore./Mitropol/








