Active 2
KOSOVËLAJME

Rasti “Banjska”, dëshmitari Peci: Sulmi që ka ndodhur ndaj nesh është sulm tipik ushtarak

Në vazhdimin e seancës gjyqësore lidhur me rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka vazhduar deshminë e tij, koordinatori i sektorëve për Stacionin Policor në Zveçan, Elez Peci, shkruan Mitropol.

Peci tha se ndihet emocionalisht i lënduar nga vdekja e Bunjakut.

Active 1

“Unë si zyrtar policor jam shumë, shumë i lënduar shpirtërisht me humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Normal, atë natë nuk kam pasur lëndime nga të shtënat me armë zjarri. Por emocionalisht e ndjej veten të lënduar dhe e ndjej veten si palë të lënduar”, tha Peci gjatë dëshmisë së tij.

.

Ai tregoi se me 23 shtator 2023, ndërrimi në Stacionin Policor të Zveçanit kishte nisur në ora 19:00 dhe do të zgjaste deri në orën 07:00 të mengjesit. Si rëndom, Bunjaku kishte bërë ndarjen e detyrave dhe kishin filluar me patrullime.

Sipas tij, situata në Banjskë përshkallëzoi shumë shpejtë.

“Kur jemi shkuar në Banjskë, afër 20 metra diku i kemi parkuar automjetet, edhe kemi vazhduar në këmbë, në drejtim të kolegëve tanë që kanë qenë mbrapa kamionëve duke monitoruar situatën. Gjatë rrugës e kam vërejtur se diçka nuk është në rregull, rruga shumë ndriçim i fortë. Kam dyshuar dhe i kam thënë kolegëve ‘po shpërndaheni se mund të jetë kurth’. Në atë moment ka ndodhur një betejë shumë e fortë, që ma ka humbur edhe balancën”, tha ai.

Pas shpërthimit, tha Peci, filluan të shtëna nga disa drejtime njëkohësisht.

“Unë i përkas gjeneratës së vjetër, kam shërbimin ushtarak, kalibrat i njoh. Ka pasur të shtëna armësh në formë të hunës nga shkolla ana e djathtë deri te hoteli. Në anën tjetër të lumit, ku ka pasur disa gypa betoni, prej asaj pozite kanë gjuajtur në drejtimin tonë, në atë vend ka pasur disa sulmues, 10-15 metra. Ka pasur edhe të tjerë, ka pasur armë të rënda edhe te manastiri lart atje. Po besoj edhe dëshmitë janë gjetur”, tha ai.

Peci përshkruajti momentin e plagosjes së Afrim Bunjakut.

“Kolegu Mirsadi ka ardhur tek unë, ka thënë ‘kolegët e kanë plagosur rreshterin’, por ofrimi i ndihmës ishte i pamundur. Mirsadi tha ‘po e ndezi veturën dhe po e tërheqi’, por vetura nuk u ndez. Unë për fat të mirë i kisha lënë çelësat në veturë, i thashë ‘shko merre’.

Ai e solli veturën në drejtim të Izvorit, dhe pastaj më kërkoi ndihmë për ta vendosur rreshterin, që ishte në pushim. Fahri Shala më tha: ‘Elez, a po del ndihmoj, se unë ju mbroj’. Atëherë kam dalë unë”, tha ai, raporton EO.

Ai tregoi se si tentoi ta nxjerr nga zona e rrezikut rreshterin Bunjaku.

“Nuk kish me çka, vdekja shihej me sy. Kam hyrë mbrapa në veturë, jam munduar ta tërheq rreshterin, por nuk kam mundur. Kam dalë jashtë, e kam marrë rreshterin e ndjerë dhe e kam tërhequr në krah. Fillimisht i kemi fikur dritat. Kur i kam futur duart në krah për ta tërhequr, mu kanë nxehur duart. E kam parë që është gjak, i kam larguar, duke menduar se po e lëndoj. E kam kapur nga kaishta dhe e kam tërhequr deri te dera e automjetit. Kur e kam tërhequr mbrapa në karrige, antiplumbi ka depërtuar, ia kam larguar nga trupi krejt.”, tha ai.

Peci tha se edhe gjatë tërheqjes, gjuajtjet nuk janë ndalur.

Sulmi në Banjskë, sipas Pecit,  qenë tipik ushtarak.

“Sulmi që ka ndodhur ndaj nesh është sulm tipik ushtarak, i trajnuar fort mirë. Nuk jam ballafaquar asnjëherë me diçka të tillë. Besoj se edhe është i financuar shumë mirë. Se armatimi që ka qenë nuk mund të blihet në treg, është i financuar nga Serbia”, tha ai./Mitropol/

Active